Politike

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e Ramës. Gjithashtu Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë.

24 Janar 2026, 17:13 Nga E. D
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha del nga
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë ka nisur. Kryedemokrati, Sali Berisha ka dalë nga selia blu i ndjekur nga deputetët dhe anëtarët e PD-së.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e Ramës. Gjithashtu Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë.

Më parë në një postim në rrjetet sociale, Berisha iu drejtua me një mesazh qytetarëve ku e quajti ditën e sotme, si ditën kur populli opozitar i bën gjyqin kreut të qeverisë./Dosja.al

 

partia demokratike

Sondazh

Poll