Sport

“Arsenali i Artetës apo Man.United i 2008-tës?”, legjenda e “Djajve të Kuq” nuk ka dyshime: "Do t'i kishim shkatërruar"

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Wayne Rooneyn, ishte kategorik në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së Theo Walcott pas fitores 3-1 të Arsenalit ndaj Interit.

22 Janar 2026, 12:30 Nga DOSJA

“Arsenali i Artetës apo Man.United i 2008-tës?”, legjenda

ITALI - Krahasimi i ekipeve përgjatë dekadave është një temë e preferuar për tifozët e futbollit anglez. Krahasimi i përjetshëm ka qenë gjithmonë midis Liverpoolit të viteve '70 dhe '80, i cili fitoi të gjitha trofetë vendas dhe evropianë, dhe Manchester United të Sir Alex Ferguson, i cili dominoi për 20 vjet. 

Këtë herë, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Arsenalit kundër Interit, ku skuadra e Artetës fitoi bindshëm, Theo Walcott e pyeti Wayne Rooneyn në intervistën pas ndeshjes nëse grupi i Odegaard dhe Rice mund ta mposhtte Manchester Unitedin fitues të tripletës në vitin 2008. 

Përgjigja e Rooneyt ishte kategorike…

Theo Walcott: “Duke krahasuar Manchester Unitedin e vitit 2008, pra skuadrën që keni pasur, me Arsenalin aktual, çfarë mendoni? A do t'i mposhtnit?
Wayne Rooney: “Po, ne do t'i shkatërronim këta”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll