Sport

VIDEO/ Manchester United ka harruar të fitojë, ndalet përsëri edhe në Leeds

Me barazimin 1-1, Manchester United ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Leeds mbetet i 16-ti me 22 pikë.

4 Janar 2026, 16:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester United ka harruar të fitojë, ndalet

ANGLI - “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me të njejtin ritëm. Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Leeds United, në javën e 20-të të Premier League.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që në 45 minutat e para nuk pati gola dhe pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0.

Gjithçka në ndeshje ndodhi brenda tre minutave, kur vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e amerikanit Aaronson, që shënoi në minutën e 62-të për 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë, Joshua Zirkzee asistoi te Cunha, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Deri në fund më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1.

Me këtë barazim, Manchester United ngritet në vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Leeds mbetet i 16-ti me 22 pikë.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll