Bota

TRAGJEDI në Greqi/ Shqiptari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierat e rrugës, ndërron jetë 23-vjeçari

Siç raportohet, i riu humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me barrierat dhe më pas u përmbys. Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti.

2 Janar 2026, 18:33 Nga E. D
TRAGJEDI në Greqi/ Shqiptari humb kontrollin e automjetit dhe
pamje nga aksidenti

GREQI- Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës.

Siç raportohet, i riu humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me barrierat dhe më pas u përmbys. Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti.

Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

aksident ne gre

Sondazh

Poll