Bota

Gëzuar Vitin e Ri! Kiritimati, vendi i parë që mirëpret vitin 2026

Ishulli është pjesë e kombit të Paqësorit, Kiribati, që ndodhet në jug të Havai dhe në veri-lindje të Australisë.

31 Dhjetor 2025, 11:26 Nga D.S

Gëzuar Vitin e Ri! Kiritimati, vendi i parë që mirëpret

KIRIBATI- Ishulli i Kiritimatit ka mirëpritur zyrtarisht vitin e ri, duke u bërë vendi i parë në botë që e bën këtë. Ishulli është pjesë e kombit të Paqësorit, Kiribati, që ndodhet në jug të Havai dhe në veri-lindje të Australisë.

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Pavarësisht se ndodhet pothuajse direkt në jug të Havai, Kiribati feston Vitin e Ri një ditë më herët.

Pas tij ndërrimi i viteve u prit në orën 12 me orën tonë në Zelandën e Re. Në vendet si Fiji dhe pjesë të Australisë lindore, atmosfera e festës zakonisht kulmon me fishekzjarre dhe mbledhje familjare ndërsa ora shënon mesnatën për shumë prej qyteteve të mëdha në Paqësor. Sakaq festimet do te vijojnënë Korenë e Veriut, atë të Jugut dhe Japoni./Dosja.al

ishulli i kiritimati viti 2026 havai

Sondazh

Poll