Sport

“Katarsis” te Tirana, largohen në mes të sezonit 9 futbollistë nga bardheblutë!

Skuadra kryeqytetase ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 18 javë kampionat, zë vendin e fundit në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria Superiore.

30 Dhjetor 2025, 15:45 Nga DOSJA

“Katarsis” te Tirana, largohen në mes të sezonit 9

TIRANE - Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me 9 lojtarë. Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez, nuk do të jenë më pjesë e skuadrës bardheblu në vitin 2026.

“KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Tirana po kalon një moment të vështirë. Skuadra kryeqytetase ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 18 javë kampionat, zë vendin e fundit në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria Superiore.

“Katarsis” te Tirana, largohen në mes të sezonit 9

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll