Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni! Plagosen 14 persona, bie në prangat e policisë autori i ngjarjes

Mediat japoneze, përfshirë transmetuesin publik NHK, raportuan arrestimin e një burri të dyshuar për tentativë vrasjeje. Nga 14 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në spital.

26 Dhjetor 2025, 13:51 Nga M.L

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni! Plagosen 14

JAPONI- Katërmbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore , sipas shërbimeve të emergjencës. Një zëdhënës i shërbimit tha se kishte marrë një telefonatë nga një fabrikë gome fqinje që thoshte se "pesë ose gjashtë persona ishin therur" dhe se "një lëng në formën e një spreji" ishte përdorur gjithashtu në sulm.

Mediat japoneze, përfshirë transmetuesin publik NHK, raportuan arrestimin e një burri të dyshuar për tentativë vrasjeje. Nga 14 të plagosurit, të paktën gjashtë janë në spital.

Krimet e dhunshme janë relativisht të rralla në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat.

Sondazh

Poll