Sport

Mourinho i drejtohet gazetarit: Shkruajte gënjeshtra për mua, je ndëshkuar, nuk do t'i përgjigjem pyetjes tënde (Shiko videon)

Mourinho pati një grindje të papritur me një gazetar, të cilin e "ndëshkoi", duke besuar se ai kishte përhapur lajme të rreme për të.

25 Dhjetor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Mourinho i drejtohet gazetarit: Shkruajte gënjeshtra për mua, je

PORTUGALI - Momentet virale që Jose Mourinho dhuron me bujari janë të panumërta. Trajneri portugez herë i lavdëron lojtarët e tij, herë zihet me të gjithë dhe me gjithçka, dhe ndonjëherë sigurisht edhe me gazetarët.

Diçka e tillë ndodhi pas ndeshjes së fundit të Benficës kundër Famalicao, kur Mourinho u shfaq në konferencën për shtyp, në mënyrën e tij... të lehtë, me një gazetar.

Kur iu bë një pyetje, trajneri portugez i ‘Shqiponjave’ nuk u përgjigj, por... i tregoi gazetarit për një artikull të tij të fundit.

"Ju publikuat lajme të rreme për mua këtë javë. Ju shkruat për mua dhe si protagonist i artikullit, ju them se janë të rreme", tha ai.

Megjithatë, gazetari e anashkaloi komentin e Mourinhos dhe e bëri përsëri pyetjen e tij. Sigurisht, pa marrë përgjigje nga portugezi i vendosur, i cili në fakt... u shpreh:
"Je i pezulluar, nuk do të përgjigjem. Ndoshta javën tjetër!".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll