Bota

TRAGJEDI në SHBA/ Influencerja përplas për vdekje 59-vjeçarin teksa ishte LIVE në rrjetet sociale (VIDEO)

Sipas hetuesve, Darren Lucas po kalonte rrugën në një zonë pranë Liqenit Michigan kur u godit nga automjeti. Përplasja ishte e fortë dhe 59-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë.

24 Dhjetor 2025, 22:12 Nga E. D
TRAGJEDI në SHBA/ Influencerja përplas për vdekje
Tynesha McCarty Wroten

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë ka humbur jetën një 59-vjeçar. Mësohet se Tynesha McCarty Wroten, 43 vjeçe, e njohur në TikTok me emrin “Tea Tyme” ka përplasur për vdekje një këmbësor teksa ishte LIVE në rrjetet sociale. Siç raportojnë mediat e huaja, tiktok-erja është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. 

Sipas hetuesve, Darren Lucas po kalonte rrugën në një zonë pranë Liqenit Michigan kur u godit nga automjeti. Përplasja ishte e fortë dhe 59-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Pas aksidentit, Wroten u ndal për t’i dhënë ndihmë viktimës dhe foli me policinë si dëshmitare e ngjarjes.

TRAGJEDI në SHBA/ Influencerja përplas për vdekje
viktima

Hetimet tregojnë se në momentin e aksidentit shoferja ishte duke regjistruar një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok. Gjithashtu influencuesja është filmuar nga vetë transmetimi i drejtpërdrejtë. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohet një përplasje e fortë dhe më pas zëri i saj duke thënë: “Sapo godita dikë”, dhe më pas ndërprehet transmetimi./Dosja.al

tynesha mccarty wroten shba darren lucas

Sondazh

Poll