Sport

Rudi Garcia “kryqëzohet” nga Federata Belge, pasi mbështeti trajnerin Nicky Hayen...

Rudi Garcia, trajneri i kombëtares belge, mbajti një konferencë për shtyp të enjten. Për mbështetjen që i kishte dhënë ish-trajnerit të Club Brugge, Nicky Hayen, i cili u shkarkua nga klubi, ai u qortua nga Federata Belge e Futbollit.

19 Dhjetor 2025, 11:30 Nga DOSJA
Rudi Garcia “kryqëzohet” nga Federata Belge, pasi
Rudi Garcia është trajneri i Belgjikës që nga janari i vitit 2025

BELGJIKE - Të enjten, Federata Belge e Futbollit (RBFA) u distancua nga komentet e bëra nga Rudi Garcia, trajneri i ekipit kombëtar të “Djajve të Kuq”, pasi ai kritikoi shkarkimin e Nicky Hayen, trajnerit të Club Brugge, më 8 dhjetor.

Hayen u shkarkua pas rënies së Club Brugge në vendin e tretë në ligën belge, 48 orë para ndeshjes së tyre kundër Arsenalit.

"Është e palogjikshme të shkarkosh një trajner që ka arritur gjëra të mëdha, që ka ditur si të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij dhe që ka arritur rezultate në Ligën e Kampionëve", tha Garcia në një konferencë për shtyp. "Ne kemi nevojë për trajnerë belgë si ai."

Federata Belge e Futbollit (RBFA) u ndje e detyruar t'u përgjigjej komenteve të bëra nga ish-trajneri i Marsejës disa orë pasi ai foli hapur. "Është e rëndësishme të mbahet mend se ky vendim i takon vetëm palëve të përfshira dhe është një çështje e brendshme e klubit, siç është rasti në situata të tjera të ngjashme", deklaroi zëdhënësi David Steegen.

" Federata beson se është e përshtatshme të përqendrohet në aktivitetet dhe ambiciet e veta. Së fundmi, RBFA thekson se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me të gjitha klubet, në të gjitha nivelet, janë të shkëlqyera."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll