Sport

“Operacioni fshesa” te Flamurtari, ndërpritet kontrata me mesfushorin Idriz Batha…

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe vendi i parafundit në renditje, te Flamurtari ka edhe probleme disiplinore…

18 Dhjetor 2025, 16:21 Nga DOSJA

“Operacioni fshesa” te Flamurtari, ndërpritet kontrata me

VLORE - Ashtu siç ishte paralajmeruar më herët, te Flamurtari ka nisur “operacioni fshesa”… Klubi ka njoftuar këtë të mërkurë të 17 dhjetorit, ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Idriz Batha.

Vlonjatët njoftojnë se në stërvitje është regjistruar një situatë e paprecedentë, me protagonist Bathën, të cilit i është komunikuar largimi.

“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha”, njofton klubi.

Flamurtari nuk zbulon detaje, por dyshohet për përplasje brenda ekipit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll