Sport

Gjimshiti i dëmtuar, 3 javë jashtë Atalantës...

Dëmtim muskulor për mbrojtësin dhe kapitenin e Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili do të qëndrojë 3 javë jashtë fushës

17 Dhjetor 2025, 19:41 Nga DOSJA

Gjimshiti i dëmtuar, 3 javë jashtë Atalantës...

ITALI - Lajm i keq për Raffaele Palladinon. Mbrojtësi i Atalantës, i cili pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Cagliarit, ka pësuar një këputje të gradës I në muskulin e djathtë biceps femoris.  

Ndaj qëndrimi i qendërmbrojtësit jashtë Atalantës nuk do të jetë i gjatë, por ai do të mungojë për afërsisht tre javë.

Kapitei i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti do të humbasë ndeshjet e ardhshme të Atalantës kundër Genoas dhe Interit (28 dhjetor) dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romës në janar.

Trajneri do të jetë në gjendje të mbështetet te Hien kundër Genoas, i cili është shëruar nga gripi. Qendërmbrojtësi do të mbështetet nga Scalvini dhe Kolasinac, pasi Kossounou, ashtu si Lookman, është jashtë për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në sulm, Pasalic mund të jetë një mundësi, por mbani sytë hapur te Maldini, i cili mund të zëvendësojë sulmuesin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll