Sport

Tersi ndjek Kombëtaren kuqezi… Edhe Nedim Bajrami i dëmtuar, trajneri i Rangers: “Duket më i rëndë se sa e prisnim”

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po përballet me një problem muskulor, dhe lajmet nga Skocia nuk janë shumë inkurajuese.

14 Dhjetor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Tersi ndjek Kombëtaren kuqezi… Edhe Nedim Bajrami i dëmtuar,

SKOCI - Trajneri i Rangers, Dani Rohl, ka dhënë detaje mbi gjendjen e mesfushorit të Kombëtare kuqezi Nedim Bajrami, duke lënë të kuptohet se dëmtimi mund të jetë më serioz se sa ishte parashikuar në fillim.

“Ndoshta nuk është diçka shumë serioze, por për momentin duket më e rëndë se sa prisnim,” deklaroi Rohl.

Vizitat mjekësore kanë konfirmuar vetëm një problem muskulor, por klubi nuk ka dhënë ende një datë të saktë rikthimi. Mbetet për t’u parë sa gjatë do të mungojë Bajrami, i cili sapo kishte fituar vendin e titullarit në formacionin e Rejnxhërs.

Ndalesa nga dëmtimi vjen në një moment të papërshtatshëm, duke ndikuar në ritmin e ekipit dhe zhvillimet e sezonit. Situata do të monitorohet nga stafi mjekësor, ndërsa tifozët mbeten në pritje të lajmeve më të sakta mbi shërimin e lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2025, 09:30

Milik kthehet në stërvitje me Juven

Arkadiusz Milik i Juventusit - 173 gola (49 në Serie A) ITALI - 553 ditë pas paraqitjes së tij të fundit, Arek Milik u rikthye në...