Sport

Ernest Muçi shkëlqen, por Trabzonspor në 'pritje' për blerjen e sulmuesit shqiptar...

Për blerjen e tij klubi turk ka vendosur të presë deri në përfundim të sezonit, para se të paguajë 8.5 milionë euro

13 Dhjetor 2025, 14:00 Nga DOSJA

Ernest Muçi shkëlqen, por Trabzonspor në 'pritje'

TURQI - Ernest Muçi është futbollisti që ka pushtuar median turke dhe ato shqiptare me performacën e tij befasuese.

Sulmuuesi i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Tekke, i cili po mendon seriozisht blerjen e kartonit të tij.

Mirëpo klubi turk ka vendosur të presë deri në përfundim të sezonit, para se të paguajë 8.5 milionë euro, pasi tashmë ka shpenzuar 1 milion për huazimin nga Besiktasi i Stambollit.

24-vjeçari ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe ka fituar besimin e trajnerit. Ernest Muçi ka treguar se ndihet i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron të qëndrojë aty.

Sfida e radhës? Besiktas - klubi që zotëron kartonin e tij!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll