Sport

Digjet stadiumi, pas rënies së skuadrës së Hakës nga kategoria në Finlandë!...

Midis të arrestuarve ishte një 15-vjeçar i cili rrëfeu se kishte vënë zjarrin stadiumit.

12 Dhjetor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Digjet stadiumi, pas rënies së skuadrës së Hakës nga

FINLANDE - Gjëra të pabesueshme po ndodhin në futbollin finlandez, pasi Haka ra nga kategoria, pa stadiumin e saj të shndërrohej në hi disa ditë më vonë!

"Fusha e Fabrikës" pësoi dëme të mëdha, pasi një nga tribunat e saj u dogj plotësisht.



Policia arrestoi tre adoleshentë, ku një 15-vjeçar thuhet se rrëfeu se i kishte vënë zjarrin stadiumit.

Zjarri jo vetëm që shkatërroi tribunat, por shkaktoi edhe dëme serioze në barin sintetik të stadiumit.
Presidenti i Haka-s, Marco Larsson, u shfaq i zhgënjyer, duke theksuar se "nuk kishim nevojë të përjetonim diçka të tillë tani".

Në të njëjtën kohë, ai falënderoi publikun për mbështetjen e tyre, duke vënë në dukje se kjo do të jetë e nevojshme në të ardhmen e afërt, pasi kostoja e riparimit të dëmeve pritet të jetë e lartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll