Sport

VIDEO / Juventusi bën detyrën ndaj Paofist, merr 3 pikët falë fitores 2-0!

Juventusi bëri detyrën përballë Pafosit, duke fituar 2-0, rezultat që e katapulton Zojën e Vjetër në vendin e 17-të në renditjen e fazës së kampionatit të Championsit.

10 Dhjetor 2025, 23:00 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi bën detyrën ndaj Paofist, merr 3 pikët

ITALI - Juventusi bëri detyrën përballë Pafosit, duke fituar 2-0, rezultat që e katapulton Zojën e Vjetër në vendin e 17-të në renditjen e fazës së kampionatit të Championsit. Në ndeshjen ku Zhegrova u aktivizua titullar (qëndroi në fushë vetëm në pjesën e parë), vendosën golat e McKennie-t dhe David. Pas shumë përpjekjesh dhe rasteve të humbura, bardhezinjtë gjejnë golin e shumëpritur në minutën e 67-të.

Aksioni ishte i pastër dhe i shpejtë: Andrea Cambiaso depërtoi në krah dhe dha një top ideal brenda zonës për Weston McKennie-n, i cili nuk u mendua dy herë. Mesfushori amerikan e harkoi topin me finesë drejt trekëndëshit të djathtë, duke mposhtur portierin Neofytos Michail me një goditje të pakapshme për rezultatin 1-0.

Juventusi dyfishon avantazhin! Në minutën e 73-të, bardhezinjtë godasin sërish dhe praktikisht mbyllin ndeshjen ndaj Pafosit. Pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë perfekte, Kenan Yildiz dha një pasim të artë që çoi Jonathan David-in të lirë brenda zonës. Sulmuesi kanadez nuk gaboi: me qetësi dhe saktësi, goditi sferën në cepin e poshtëm djathtas, duke mposhtur sërish portierin Michail për rezultatin 2-0.


Ne takimet e tjera barazimi i vetëm pa gola u arrit në ndeshjen mes Bilbaos dhe PSG-së, Bayer Leverkusen – Newcastle u mbyll 2-2, Benfica e Mourinhos mposhti 2-0 Napolin, Arsenali fitoi 3-0 në fushën e Club Brugge dhe Dortmund – Bodo/Glimt përfundoi 2-2. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll