Bota

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 në Japoni shkakton 30 të plagosur! PAMJET VIRALE të mobilieve që shkunden nga lëkundjet e forta

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se tërmeti me magnitudë 7.6 në det pranë prefekturës veriore të Aomorit në orën 23:15 mund të pasohet nga lëkundje të forta pasuese në ditët në vijim.

9 Dhjetor 2025, 08:46 Nga M.L
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 në Japoni shkakton 30
Foto nga vendngjarja

JAPONI- Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë të hënën në mbrëmje, i cili duke shkaktuar disa valë cunami prej 70 centimetrash, plagosi të paktën 30 persona. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se tërmeti me magnitudë 7.6 në det pranë prefekturës veriore të Aomorit në orën 23:15 mund të pasohet nga lëkundje të forta pasuese në ditët në vijim.

Sipas mediave të huaja, kryeministrja Takaichi i kërkoi popullsisë të marrë masa për të mbrojtur veten në rast të dridhjeve të mëtejshme. Pamjet e drejtpërdrejta treguan xhama të thyer të shpërndarë nëpër rrugë. Kur agoi, banorët zbuluan se disa rrugë ishin dëmtuar, pasi bora kishte filluar të mbulonte tokën në zone.

"Kur e ndjemë tërmetin dhe u aktivizua alarmi, dolëm me nxitim nga shtëpia. Po mbanim fëmijët tanë, një vajzë dyvjeçare dhe një djalë njëvjeçar, në krahë. Tërmeti më kujtoi katastrofën në Fukushima në vitin 2011. Objektet ranë nga raftet dhe një lloj pluhuri ra nga tavani", tha për AFP-në Daiki Shimohata, 33 vjeç, një punonjës bashkiak në qytetin Hashikami./ Dosja.al

termet ne japoni 30 te plagosur

Sondazh

Poll