Bota

Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia do t’i dërgojë Ukrainës materiale emergjente dhe mbështetje për infrastrukturën energjetike

Meloni zhvilloi sot një bisedë telefomike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara vizitave të tij të ardhshme në Bruksel, Romë dhe Londër. Kryeministrja italiane përsëriti solidaritetin e vendit të saj me Ukrainën pas sulmeve të fundit ruse.

7 Dhjetor 2025, 22:04 Nga M.L
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia do t’i
Zelensky-Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefomike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara vizitave të tij të ardhshme në Bruksel, Romë dhe Londër. Kryeministrja italiane përsëriti solidaritetin e vendit të saj me Ukrainën pas sulmeve të fundit ruse.

"Giorgia Meloni e informoi Presidentin Zelensky se vendi i saj do të dërgojë materiale emergjente për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe popullin e Ukrainës. Gjeneratorët nga kompanitë italiane do të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim", tha qeveria në Romë në një deklaratë.

Meloni shprehu përsëri mbështetjen e saj për negociatat në vazhdim dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara "për të gjetur një proces që do të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

"Gatishmëria e Ukrainës për t'u ulur në tryezën e negociatave me mirëbesim i shërben të gjithë këtij procesi. Si pasojë, u shpreh përsëri pritshmëria se një hapje e ngjashme do të dilte nga pala ruse", përfundoi deklarata e qeverisë në Romë.

giorgia meloni volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll