Sport

Ferrari, vëllai i Leclerc do të zëvendësojë Hamiltonin në GP të Abu Dhabiit...

Arthur do të zëvendësojë pilotin britanik në seancën e parë të provave të lira të GP-së së fundit të sezonit.

5 Dhjetor 2025, 11:30 Nga DOSJA

Ferrari, vëllai i Leclerc do të zëvendësojë Hamiltonin

EMIRATET E BASHKUARA - Sezoni i Formula 1 po i afrohet fundit dhe Ferrari po përballet me një surprizë. Arthur Leclerc, vëllai i pilotit të Ferrarit, Charles, do të zëvendësojë Lewis Hamilton në seancën e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të fundit të vitit 2025.

Por pse? Është thjesht çështje zbatimi i rregullave, pasi çdo pilot kërkohet t'ia dorëzojë timonin e makinës së tij një fillestari gjatë sezonit - një pilot që ka garuar në më pak se tre gara në karrierën e tij.

GP i Abu Dhabit, Leclerc do të “zëvendësojë” Hamiltonin

Gjëja kurioze është se vëllezërit Leclerc kishin garuar së bashku për Ferrarin një vit më parë, përsëri në Abu Dhabi: "Unë dhe Charles jemi të lumtur të garojmë përsëri së bashku në seancën e ardhshme të provave të lira.

Është emocionuese dhe, nga pikëpamja teknike, ngarja në pistë është gjithmonë e dobishme për ne pilotët që mbështesim kryesisht ekipin nga simulatori në Maranello, për t'u dhënë reagime inxhinierëve", shpjegoi Arthur Leclerc në prag të ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll