29 Nëntor 2025, 15:16
Nga I.A

SHBA- Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington. Vendimet për azilin do të pezullohen "derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur", shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow.
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganë. Ai theksoi se për SHBA-në "nuk ka përparësi më të lartë, sesa mbrojtja e kombit dhe popullit tonë".
Ushtarja e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit
Të mërkurën (26.11.) u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Njëra nga viktimat, një gardiste 20-vjeçare, vdiq nga plagët e marra, kurse viktima e dytë, një gardist 24-vjeçar, është në gjendje kritike, njoftoi Prokurorja e Shtetit të Uashingtonit Jeanine Pirro.
I dyshuari për vrasje është arrestuar. Ai është nga Afganistani. 29 vjeçari kishte qenë pjesë e një "force partnere" të mbështetur nga CIA, që luftonte talebanët në Afganistan dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve pas tërheqjes ushtarake të amerikanëve nga Afganistani në vitin 2021.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje kundër afganit, dhe e quajti atë "përbindësh"./DW
joseph edlow donald trump
Bota
29 Nëntor 2025, 14:15
M.L
Foto ilustruese
UKRAINA- Dronët Sea Baby të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës qëndrojnë pas sulmeve ...
Bota
29 Nëntor 2025, 13:27
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Papa Leo XIV vizitoi Katedralen e Shpirtit të Shenjtë në Stamboll të premten, si pjesë ...
Bota
29 Nëntor 2025, 12:20
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Papa Leo XIII vizitoi Xhaminë e famshme Blu të Stambollit të dielën, duke hequr këpucët...
Bota
29 Nëntor 2025, 11:57
M.L
SHBA- Tre biznesmenë të fuqishëm - dy amerikanë dhe një rus - u ulën mbi një laptop në Miami Beach muajin e kaluar, me...
Bota
29 Nëntor 2025, 10:55
M.L
Foto ilustruese
Sikurse shumë ushtarë të tjerë ukrainas të mbajtur në Qendrën Korrektuese Nr. 10 në rajonin e Mordo...
Bota
29 Nëntor 2025, 09:37
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa Gaza 'fundoset' nën shi, plani Trump po dështon. Hamas ka dorëzuar trupin e pilotit Dror Or, dhe...
Bota
29 Nëntor 2025, 09:14
M.L
Andriy Yermak, Zelensky
UKRAINA- Shpella e Ali Babës ndodhet në Bank Street. Një rrugë elegante dhe e blinduar në lagjen qeveritar...
Bota
29 Nëntor 2025, 09:09
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian parashikon që popullsia në shtetet e tij anëtare do të bjerë nga 451 mil...
Bota
29 Nëntor 2025, 08:09
M.L
Trump-Maduro
SHBA- Zbulimi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli në telefon javën e kaluar me Presidentin e Venezuelës&nb...
Bota
29 Nëntor 2025, 08:02
M.L
Foto ilustruese
AMERIKA- Qeveria e Perusë shpalli gjendje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përgjat&eum...