Bota

Sulmet ruse në Ukrainë s'kanë të sosur! Kievi nuk gjen qetësi: Një i vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Sipas një bilanci të përkohshëm të publikuar nga kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, pak pas orës 3 të mëngjesit, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë.

29 Nëntor 2025, 07:57 Nga M.L
Sulmet ruse në Ukrainë s'kanë të sosur! Kievi nuk gjen
Foto ilustruese

KIEV- Shpërthime të fuqishme tronditën Kievin gjatë natës nga e premtja deri të shtunën, ndërsa forcat ruse nisën një breshëri sulmesh me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, thanë zyrtarët vendas.

Sipas një bilanci të përkohshëm të publikuar nga kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, pak pas orës 3 të mëngjesit, një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë.

"Gjashtë persona u plagosën në kryeqytet si pasojë e sulmit armik. Tre prej tyre, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar, u dërguan në spital", tha më parë kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në platformën Telegram.

Komplekset rezidenciale dhe disa automjete u dëmtuan në gjashtë vende në kryeqytetin ukrainas, tha Timur Tkachenko, i cili dënoi "përpjekjen e rusëve për të terrorizuar popullsinë civile".

Nga ana e tij, guvernatori rajonal Mykola Kalashnik tha nëpërmjet Telegram se dy gra u plagosën në një "sulm armiqësor me dron dhe raketa" në periferi Brovary, në lindje të kryeqytetit.

sulme ne kiev

Sondazh

Poll