Bota

Mbeti e plagosur nga sulmi me armë në Washington! Ndërron jetë pjesëtarja e Gardës Kombëtare, 20-vjeçarja Sarah Beckstrom

Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e saj, ndërsa ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

28 Nëntor 2025, 08:06 Nga M.L
Mbeti e plagosur nga sulmi me armë në Washington! Ndërron
Sarah Beckstrom

SHBA- Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat në Uashington DC, ka ndërruar jetë.

Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e saj, ndërsa ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dy pjesëtarët e Gardës u qëlluan nga afër të mërkurën pasdite pranë Sheshit Farragut, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Ata ndodheshin në patrullë kur u sulmuan.

Policia arrestoi të dyshuarin, 29-vjeçarin Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan që erdhi në SHBA në vitin 2021 nën programin “Mirë se vini aleatët”. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se ai ka punuar më herët me CIA-n dhe me forcat partnere në Afganistan.

Prokuroria njoftoi se Lakanwal do të akuzohet për sulm me qëllim vrasjeje dhe posedim armë gjatë kryerjes së një krimi, ndërsa theksoi se do të kërkohet dënimi me vdekje. Nëse Wolfe nuk mbijeton, akuza do të rëndohet në “vrasje të shkallës së parë”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime forta, pasi Garda Kombëtare ka disa muaj që patrullon kryeqytetin amerikan pas rritjes së kriminalitetit.

sarah beckstrom

Sondazh

Poll