Bota

Sulmi me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/ Kreu i FBI: Akt terrorist! Ja kush janë dy të rinjt që mbetën të plagosur (FOTOT)

Në një konferencë për shtyp të enjten, avokatja e Distriktit të Kolumbias, Jeanine Piro, tha se të plagosurit janë Sarah Backstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolf, 24 vjeç. Ata i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk janë jashtë rrezikut.

27 Nëntor 2025, 17:30 Nga E. D
Sulmi me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/
foto ilustruese

SHBA- Dy ushtarët e Gardës Kombëtare, viktimat e sulmit në qendër të Uashingtonit dhe në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, mbeten në gjendje kritike. Autori i krimit është në duart e autoriteteve të SHBA-ve, gjithashtu i plagosur lehtë, pa u ditur asgjë për motivet e tij në këtë kohë.

Sulmi me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/

Në një konferencë për shtyp të enjten, avokatja e Distriktit të Kolumbias, Jeanine Piro, tha se të plagosurit janë Sarah Backstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolf, 24 vjeç. Ata i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk janë jashtë rrezikut. Të dy janë anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore dhe ishin të vendosur në Uashington si pjesë e masave anti-krim të Donald Trump.

“Ky është një hetim për terrorizëm. Ne po e hetojmë plotësisht këtë aspekt të së kaluarës së tij, për të përfshirë çdo bashkëpunëtor të tij të njohur që është ose jashtë vendit ose këtu në Shtetet e Bashkuara, kështu që duket si një hetim i gjerë ndërkombëtar për terrorizëm”, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Sulmi me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare/

Ai tha se arma e autorit të krimit po ekzaminohet në laboratorë, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e tij, ku u gjetën shumë pajisje elektronike (telefona celularë, tableta dhe laptopë). Piro tha se autori i krimit i zuri pritë viktimave. Ai qëlloi njërin prej tyre fillimisht dhe pastaj një herë të dytë kur ishte rrëzuar, dhe qëlloi gjithashtu disa herë viktimën e dytë. Por ai u neutralizua shpejt nga ushtarë të tjerë që ishin në vendngjarje./Dosja.al

shba garda kombetare

Sondazh

Poll