Sport

Braziliani Estevao, talenti që errësoi ylllin e Barçës, Lamine Yamal!...

E marta ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Estevao, talentit brazilian i Chelseas, la në hije yllin e Barcelonës në sfidën e Champions League. Goli i shënuar prej tij në fitoren e pastër të londinezëve ishte për kornizë (3-0).

26 Nëntor 2025, 18:30 Nga DOSJA

Braziliani Estevao, talenti që errësoi ylllin e Barçës,

ANGLI - Në fillim të sezonit emri i Estevao Willian Almeida de Oliveira Gonçalves - datëlindja 2007 - ishte një nga të shumtët në listën kilometrike të blerjeve të Chelsea vitet e fundit.

Ai u ble në 2024-ën nga Palmeiras për rreth 45 milionë euro, por zyrtarisht në kontratë është prej korrikut të këtij viti.

Talenti brazilian është i superpaguar, ai ka shumë rrugë për të bërë dhe duhet të dallojë mes një grupi lojtarësh kompetitiv. Dhe Estevao duket se e ka magjepsur trajnerin Maresca, duke kaluar shpejt hierarkitë.

Më 4 tetor shënoi golin e parë në Premier League, u fut në fushë si zëvendësues dhe rezultoi vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Liverpool.

Më 22 tetor braziliani realizoi edhe në Champions, në fitoren 5-1 kundër Ajax, duke u bërë goleadori më i ri i historisë së Bluve në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Në kampionat ka qenë titullar fiks ndeshjet e fundit.

Estevao realizoi ndaj Qarabag dhe së fundi ndaj Barcelonës, në ndeshjen më të rëndësishme. Jo vetëm për nivelin e kundërshtarit, por edhe për krahasimin me një tjetër talent të gjeneratës së tij, si Lamine Yamal.

Sigurisht, superioriteti numerik i skuadrës së tij e ndihmoi jo pak, por ajo që mbetet ka të bëjë me faktin se Chelsea fitoi 3-0 dhe Estevao shënoi me një silurë poshtë traversës, pas një aksioni shumë të bukur personal.

Në të kaluarën janë bërë paralelizma të rëndësishëm. Dikush pas dopietës kundër Ekuadorit në Botërorin U-17 e quajti “Messinho”, duke e krahasuar me yllin argjentinas. Estevao gjithmonë është shfaqur i përulur dhe punëtor.

Maresca e ka vlerësuar atë si një “lojtar të markës së vjetër”. Ai nuk ka shumë dëshirë të ndjekë rrjetet sociale në celular. Profili Instagram i brazilianit është mjaft “institucional”, vetëm me foto nga fusha dhe asgjë nga jeta private.

Duket i destinuar për të bërë gjëra të mëdha. E dinë mirë te Chelsea, por edhe te Palmeiras, që në kontratën e shitjes ka futur edhe klauzolën e “Topit të Artë”. Nëse Estevao e fiton trofeun e lakmuar individual brenda 2033-shit, klubi brazilian do të arkëtojë edhe 4 milionë euro të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll