Bota

Bisedimet SHBA-Ukrainë në Gjenevë! Ministri i Jashtëm gjerman: Një sukses vendimtar për evropianët

Johann Vanderful tha sot se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që po zhvillohen në Gjenevë mbi "planin Trump" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë shënuar një "sukses vendimtar" për evropianët.

24 Nëntor 2025, 08:47 Nga M.L
Bisedimet SHBA-Ukrainë në Gjenevë! Ministri i Jashtëm
Johann Vanderful

GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vanderful tha sot se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, që po zhvillohen në Gjenevë mbi "planin Trump" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë shënuar një "sukses vendimtar" për evropianët.

"Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Evropën, përfshirë ato që kanë të bëjnë me NATO-n, janë hequr nga ky plan. Ky është një sukses vendimtar që arritëm dje", tha Vanderful për radion Deutschlandfunk.

"Ishte e qartë që në fillim, siç e kemi thënë vazhdimisht, se çdo marrëveshje nuk duhet të anashkalojë evropianët dhe ukrainasit", shtoi ai./ Dosja.al

johann vanderful

Sondazh

Poll