Sport

Conceição, “i miri” dhe “i keqi” i Juventusit…

Barazimi pa gola në derbin ndaj Torinos, konfirmoi se paqëndrueshmëria e rezultateve nuk ka ndryshuar me ardhjen e Luciano Spalettit si trajner i “Zonjës së Vjetër”.

9 Nëntor 2025, 11:00 Nga DOSJA

Conceição, “i miri” dhe “i keqi” i

ITALI - Pas barazimit kundër Sportingut, Juventusi e rifokusoi vëmendjen te liga italiane dhe mundi të arrinte vetëm një barazim pa gola në derbin ndaj Torinos, duke konfirmuar se paqëndrueshmëria e rezultateve nuk ka ndryshuar me ardhjen e Luciano Spalettit si trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Sulmuesi portugez Francisco Conceição përfundoi duke qenë në qendër të vëmendjes në këtë ndeshje për... arsye të mira dhe të këqija.

Së pari, lajmi i mirë. Para se të fillonte ndeshja, lojtari ndërkombëtar portugez u zgjodh nga tifozët e Juventusit si lojtari më i mirë i muajit dhe shkoi në qendër të fushës për të marrë çmimin.

Më vonë, konkretisht në minutën e 64-të, anësori 22-vjeçar u zëvendësua dhe, tashmë në stol, u shfaq mjaft i irrituar. Në fakt, Vlahovic, i cili ishte zëvendësuar gjithashtu në atë moment, u ul pranë Francisco Conceição dhe u përpoq ta qetësonte, me sa duket pa shumë sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll