Bota

Mbyllja më e gjatë e qeverisë në SHBA! Vijon kaosi në të gjithë vendin, anulohen mbi 1 mijë fluturime dhe vonohen rreth 4 mijë të tjera

Shkak për ndërprerjet janë problemet me stafin e kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkurtimi prej 4% i fluturimeve nga FAA për shkak të mbylljes së qeverisë.

8 Nëntor 2025, 20:59 Nga M.L
Mbyllja më e gjatë e qeverisë në SHBA! Vijon kaosi në
Foto ilustruese

SHBA- Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAware. Shkak për ndërprerjet janë problemet me stafin e kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkurtimi prej 4% i fluturimeve nga FAA për shkak të mbylljes së qeverisë.

Vetëm për të dielën, 820 fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të mëdha për udhëtarët në të gjithë vendin. Mbyllja e qeverisë amerikane është tani më e gjata në historinë e SHBA-së, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

kaos ne shba mbyllja e qeverise

Sondazh

Poll