Sport

VIDEO / Julian Shehu vazhdon formën e tij të shkëlqyer në Poloni, protagonist absolut i ekipit të tij

8 Nëntor 2025, 16:42 Nga DOSJA
VIDEO / Julian Shehu vazhdon formën e tij të shkëlqyer në

POLONI - Juljan Shehu po kalon një formë fantastike në Poloni dhe duket se është gati për dy ndeshjet e mbetura të Kombëtares shqiptare javën e ardhshme kundër Andorrës dhe Anglisë.

Mesfushori shqiptar u kthye dhe njëherë në protagonist për skuadrën e tij, Widzew Lodz në kampionatin polak.

Në sfidën kundër Lechia Gdansk, Shehu kontribuoi me një asist në minutën e 50’. Me një pasë mjaft të bukur, ai gjeti të lirë shokun e tij të skuadrës që nuk gaboi para porte. Ky është asisti i tretë për Shehun këtë sezon, i cili numëron gjithashtu edhe tre gola.

Lechia Gdańsk 0-1 Widzew Łódź - Sebastian Bergier 50' (Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll