Bota

Zakharova thumbon presidentin serb: Vuçiç neve na thotë një gjë, të tjerëve tjetër gjë! Beogradi: Deklarata të habitshme

Ajo komentoi edhe deklaratat e fundit të Vuçiç për shitjen e municionit vendeve të Bashkimit Evropian edhe nëse përfundon në Ukrainë.

8 Nëntor 2025, 08:28 Nga E. D
Zakharova thumbon presidentin serb: Vuçiç neve na thotë
Aleksandar Vuçiç

RUSI- Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka shprehur dyshime për qëndrimet kontradiktore të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e politikës së Beogradit ndaj Moskës dhe Kievit. Në një konferencë për media, Zakharova tha se Vuçiç thotë diçka tjetër në Moskë, e tjetër gjë në Beograd.

“Ne nisemi nga supozimi se Beogradi do t’i përmbahet me përpikëri premtimeve të dhëna dhe nuk do të furnizojë me armë Ukrainën”, tha Zakharova.

Ajo komentoi edhe deklaratat e fundit të Vuçiç për shitjen e municionit vendeve të Bashkimit Evropian edhe nëse përfundon në Ukrainë. Sipas RIA Novosti, zëdhënësja ruse theksoi se presidenti serb jep deklarata të ndryshme, varësisht se ku ndodhet një qëndrim në Moskë e krejt tjetër në rajone të tjera gjë që krijon përshtypjen se në Serbi ndoshta ekziston edhe një tjetër president Vuçiç. 

Zëdhënësja e MPJ-së ruse kujtoi se nga udhëheqja serbe në disa raste, përfshirë në nivelin më të lartë, Rusia ka marrë garanci se eksporti i municionit serb është nën kontroll të rreptë dhe se këto armë nuk do të përfundojnë në Ukrainë, për të mos u përdorur kundër ushtarëve rusë.

“Refuzoj të flas, jo vetëm mundësinë, por edhe vetë temën që ushtarët rusë të cilët historikisht kanë dhënë zemrat e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke sakrifikuar jetën ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve të tyre serbë mund të plagosen ose vriten nga armët, municionet ose granatat serbe”, tha ajo.

Pas deklaratave të Zakharovës ka reaguar edhe Beogradi. Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviç, reagoi ashpër ndaj komenteve të Zakharovas, duke thënë se Beogradi është i befasuar nga ato deklarata.

“E kujtojmë zonjën Zakharova se pikërisht falë presidentit Alleksandar Vuçiq, Serbia është i vetmi shtet në Evropë, jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, që nuk i ka vënë sanksione Federatës Ruse. Ky ka qenë një vendim i vështirë, por i marrë në emër të miqësisë historike”, shkroi Jovanoviç në rrjetin X.

Ajo shtoi se Serbia ka mbajtur linja të hapura bashkëpunimi me Rusinë, përfshirë edhe fluturimet direkte drejt disa qyteteve ruse, si dëshmi e politikës së saj të pavarur dhe konsistente./Dosja.al

aleksandar vuçiç rusi beograd

Sondazh

Poll