Bota

Aksident tragjik në Indi/ Treni i pasagjerëve përplaset "kokë më kokë" me atë të mallrave, humbin jetën 11 persona

Treni lokal i pasagjerëve goditi trenin e mallrave nga prapa, pranë qytetit Bilaspur.

7 Nëntor 2025, 16:28 Nga E.d
Aksident tragjik në Indi/ Treni i pasagjerëve përplaset
Foto ilustruse

INDI- Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indinë qendrore gjatë natës, duke vrarë të paktën 11 persona. Treni lokal i pasagjerëve goditi trenin e mallrave nga prapa, pranë qytetit Bilaspur. Mediat e huaja shkruajnë se një nga vagonët e pasagjerëve përfundoi sipër një vagoni nga treni i mallrave. Pas disa orësh përpjekjesh, ekipi i shpëtimit e uli vagonin në tokë dhe përdori prerës hekuri për ta hapur, duke gjetur tre trupa të tjerë të vdekur.

Operacioni i shpëtimit ka përfunduar dhe lëvizja e trenave në vendin e aksidentit ka rifilluar. Midis atyre që u shpallën të vdekur ishte edhe shoferi i lokomotivës së trenit të pasagjerëve, ndërsa bashkëpilotja e tij, një grua, u plagos rëndë dhe u shtrua në një spital privat. Rreth 20 persona u plagosën në aksident dhe po trajtohen në spitalet lokale.

Në një deklaratë, operatori i rrjetit Indian Railways tha se ka filluar një hetim për shkakun e aksidentit. Gjithashtu kërkoi ndihmë financiare për familjet e të ndjerëve dhe të plagosurve. Përplasjet e trenave nuk janë të rralla në Indi. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë me 14,000 trenat e Indisë çdo ditë në 64,000 kilometra shina. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, ndodhin disa qindra aksidente, disa prej të cilave vdekjeprurëse./Dosja.al

11 viktima aksident indi

Sondazh

Poll