Bota

Çfarë po ndodh në Gjermani? Antifa hedh në erë makinën e politikanit të njohur, mesazhi: Militantët e MAGA-s do ta ndjekin Charlie Kirk në ferr

Sipas, Bild, të hënën pasdite, një letër pranimi u ngarkua në faqen e internetit të ekstremit të majtë, Indymedia. Gazeta gjermane shkruan gjithashtu se ekstremistët flasin për faktin se të sunduarit po përpiqen të vendosin standarde të reja.

3 Nëntor 2025, 21:20 Nga E. D
Çfarë po ndodh në Gjermani? Antifa hedh në erë
makina e djegur dhe Bernd Baumann

GJERMANI- Dymbëdhjetë orë pasi makina e politikanit të lartë të AfD-së, Bernd Baumann u shkrumbua në Hamburg, Antifa (lëvizje politike antifashiste dhe antiraciste e krahut të majtë), ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sipas, Bild, të hënën pasdite, një letër pranimi u ngarkua në faqen e internetit të ekstremit të majtë, Indymedia. Gazeta gjermane shkruan gjithashtu se ekstremistët flasin për faktin se të sunduarit po përpiqen të vendosin standarde të reja.

“Natën e datës 3.11.25 në Hamburg-Othmarschen kemi shkatërruar BMW-në e Bernd Baumann, sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, me një pajisje shpërthyese”, thuhet në letër.

Ndërsa në fund të letrës bëhet një kërcënim i neveritshëm për vrasje: “All you damn’ MAGAfreaks, you will follow Kirk to hell!” (Të gjithë ju të mallkuarit dhe militantët e MAGA-, do ta ndiqni Kirk-un në ferr!)

MAGA është slogani që përdor presidenti i SHBA-së, “Make America Great Again”, dhe që të gjithë mbështetësve të Trump u kanoset i njëjti fat si ai i të vrarit Charlie Kirk. Aktivisti politik amerikan dhe aleati i Trump, Kirk, u qëllua për vdekje më 10 shtator në kampusin e universitetit ‘Utah Valley’ në Orem (SHBA).

Natën duke u gdhirë e hëna, në lagjen Othmarschen të Hamburgut, makinës së sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, Baumann, iu vu flaka. Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 3:20. Vetë Baumann u zgjua nga shërbimi i mbrojtjes së shtetit në orën 5 dhe u informua për incidentin.

Sipas hetimeve aktuale, banorët fillimisht dëgjuan shpërthime të forta dhe panë flakë që dilnin nga një makinë. Kur forcat e zjarrfikësve të alarmuara mbërritën në perëndim të Hamburgut, katër makina ishin në flakë – njëra prej tyre ishte BMW-ja e partneres së Baumann.

Edhe pse menjëherë nisi kërkimi me disa makina patrulle, nuk u arrit të identifikoheshin persona të dyshuar. Aktualisht po heton shërbimi i mbrojtjes së shtetit, i cili brenda strukturave policore është përgjegjës për veprat penale me motiv politik./Dosja.al

bernd baumann

Sondazh

Poll