Sport

Presidenti Duka: "Sonte vajzat tona kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”! "...

Presidenti Duka uron vajzat kuqezi për fitoren 3-0 ndaj Qipros

28 Tetor 2025, 20:55 Nga DOSJA

Presidenti Duka: "Sonte vajzat tona kuqezi e ndriçuan “Air

TIRANE - Presidenti Armand Duka në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Qipro, i ka uruar vajzat tona kuqezi, të cilat fituan me rezultatin 3-0 dhe siguruan qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.

“Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”! ✨

Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B!

Urime vajza për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar presidenti Duka në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll