Sport

E dashura e Lamine Yamal, në stadium duke shijuar 6 golat ndaj Olympiacos-it...

Olympiacos u përball me Barcelonën për javën e tretë të fazës së Ligës së Kampionëve dhe si zakonisht të gjitha femrat e futbollistëve janë në stadium për të shijuar partneret e tyre.

22 Tetor 2025, 12:15 Nga DOSJA

E dashura e Lamine Yamal, në stadium duke shijuar 6 golat ndaj

SPANJE - Midis tyre është edhe e dashura e Lamine Yamal, këngëtarja argjentinase Nikki Nicole. 25-vjeçarja ishte në krah të partnerit të saj edhe në ndeshjen me Gironën për La Ligën të shtunën e kaluar. 

Objektivi i kamerës e ka kapur atë me fanelën e Barcelonës në duar, e cila kishte të shkruar emrin e të dashurit të saj në pjesën e pasme.

E dashura e Lamine Yamal, në stadium duke shijuar 6 golat ndaj

Të dy janë bashkë që nga fillimi i gushtit, kur këngëtarja argjentinase u shfaq në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Që atëherë, ata janë shfaqur shumë së bashku në evente jashtë futbollit dhe janë fotografuar në skena të buta gjatë pushimeve të tyre. 

Nikki Nicole është një repere, e lindur në vitin 2000 në Rosario të Argjentinës, dhe që në moshë të re u bë e njohur në vendin e saj, duke pasur tani një karrierë të shkëlqyer në Spanjë dhe në mbarë botën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll