Sport

VIDEO / Mehmeti shënon sërish, goli i pestë në Championship!

Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen më së shumti këtë sezon, por ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho që nga viti 2023.

21 Tetor 2025, 22:20 Nga DOSJA
VIDEO / Mehmeti shënon sërish, goli i pestë në Championship!

ANGLI - Anis Mehmeti është një nga futbollistët shqiptar që po shkëlqen më së shumti këtë sezon, por ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho që nga viti 2023.

Fantazisti shqiptar ka shënuar golin e pestë të sezonit, me më të fundit që erdhi në Championship kundër Southampton. Në minutën e 33’ të takimit, 24-vjeçari mori një top në zonën kundërshtare dhe i vetëm me portierin nuk gaboi, duke barazuar sfidën momentalisht.


Përveç 5 golave, Mehmeti gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste këtë sezon, por që për Sylvinhon duket se janë ende të pamjaftueshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll