Sport

Sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku, zyrtarizon lidhjen e tij të dashurisë me influencuesen

Lajmi u bë publik përmes një postimi të Vesës në rrjetet sociale, ku ajo ndau disa momente të afërta me partnerin e saj.

21 Tetor 2025, 13:49 Nga DOSJA

Sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku, zyrtarizon lidhjen e tij të

TIRANE - Edhe kjo ndodhi. I njohur si lojtar i fortë, i pathyeshëm dhe i padorëzuar në sulmin kuqezi, Mirlind Daku, këtë herë nën krahët e të dashurës së tij duket krejtësisht ndryshe, si nuk e kishim parë asnjëherë më parë.

Thashethemet kanë përfunduar vetëm disa orë më parë kur influencerja e njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, kanë publikuar një foto të tyren bashkë duke u përqfuar. Lajmi u bë publik përmes një postimi të Vesës në rrjetet sociale, ku ajo ndau disa momente të afërta me partnerin e saj.

Në fotot e publikuara, çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje, ndërsa në një tjetër postim Vesa ka treguar një buqetë me trëndafila të kuq, dhuratë nga Daku me rastin e përvjetorit të lidhjes së tyre. “Gëzuar përvjetorin!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin që shoqëronte foton romantike.

Sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku, zyrtarizon lidhjen e tij të

Edhe pse deri më tani e kishin mbajtur marrëdhënien larg syve të publikut, prej muajsh janë përfolur për afërsinë mes tyre. Madje, Vesa është parë disa herë në tribunat e stadiumeve, duke përkrahur Dakun në ndeshje të rëndësishme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll