Sport

Superiorja/ Sot dy ndeshje: AF Elbasani-Vora dhe Flamurtari-Partizani…

Me dy ndeshjet e sotme mbyllet java e 7-të e Abissnet Superiores

19 Tetor 2025, 10:45 Nga DOSJA

Superiorja/ Sot dy ndeshje: AF Elbasani-Vora dhe Flamurtari-Partizani…

TIRANE - Superiorja ditën e sotme do të luajë dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të të kampionatit. Vëmendja e tifozëve shqiptar do të jetë në Elbasan dhe Vlorë, teksa do të luhen në të njëjtën orë, 17:00.

Në Vlorë do të sfidohen mes tyre dy ekipet e fundit në tabelën e klasifikimit. Flamurtari - Partizani rikthen një nga duelet më spektakolare në futbollin shqiptar, i cili i ka munguar elitës prej 5 vitesh. Të dyja skuadrat do të luftojnë për 3 pikët dhe për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen prej javësh.

Interesant do të jetë edhe dueli mes AF Elbasanit dhe Vorës, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ivan Gvozdenovic ndodhet në vendin e 4-t në klasifikim me 11 pikë, ndërsa Vora mban vendin e 6-të me 7 pikë. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll