18 Tetor 2025, 16:59
Nga I.A
Foto Ilustruese
IRAN- Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”.
Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit.
Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq nga angazhimet e tij.
Muajin e kaluar, ndaj Iranit u rivendosën sanksionet e Kombeve të Bashkuara. Mekanizmin e vendosjes automatike të sanksioneve e aktivizuan nënshkrueset evropiane të marrëveshjes së vitit 2015.
Nga tani, “të gjitha dispozitat [e marrëveshjes], përfshirë kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe mekanizmat përkatës, konsiderohen të përfunduara”, tha Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë në ditën e skadimit të paktit.
“Irani shpreh fuqishëm përkushtimin e tij ndaj diplomacisë”, shtoi ajo.
Prej kohësh, fuqitë perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po synon të zhvillojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e ka refuzuar vazhdimisht dhe ka këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, si prodhimi i energjisë.
“Dita e përfundimit” të marrëveshjes ishte përcaktuar për 18 tetor 2025, saktësisht 10 vjet pas miratimit të saj në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Marrëveshja e kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind pastërti, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Sipas Agjencisë për Energji Bërthamore, Irani është i vetmi vend pa program të armëve bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti. Ky nivel është pranë pragut prej 90 për qind që nevojitet për një bombë bërthamore./REL
irani
Bota
18 Tetor 2025, 16:18
I.A
Putin dhe Trump
Presidenti rus Vladimir Putin ka përmirësuar marrëdhëniet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump&nbs...
Bota
18 Tetor 2025, 13:33
E. D
pamje nga vendngjarja
MAROK- Demonstratat në disa qytete kanë tronditur Marokun për javë të tëra. Kombi i Afrik&eum...
Bota
18 Tetor 2025, 11:32
E. D
foto ilustruese
RUSI- Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Fe...
Bota
18 Tetor 2025, 10:48
E. D
foto ilustruese
SHBA- Pasi Presidenti Donald Trump deklaroi për një tjetër takim tjetër me Presidentin rus, Vladimir Putin, ...
Bota
18 Tetor 2025, 09:01
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump, pas takimit të tij me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dha një mesazh...
Bota
18 Tetor 2025, 08:06
E. D
RUSI- Ishte agim i 29 qershorit 2021, kur gazetari Roman Bandanin u zgjua nga tingulli i vazhdueshëm i ziles së derës së apartam...
Bota
18 Tetor 2025, 07:50
E. D
Donald Trump
SHBA- Në një javë lëvizjesh intensive në politikën e jashtme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u përp...
Bota
18 Tetor 2025, 07:43
E. D
Donald Trump, Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpreson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do ...
Bota
18 Tetor 2025, 07:26
E. D
foto ilustruese
SHBA- Në vitin 1995, gjatë një epoke të artë për globalizimin, një profesor biznesi nga Berkeley shpiku...
Bota
17 Tetor 2025, 21:30
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklarua në takimin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Putin dëshiron që ...