Sport

VIDEO/ Serbët nuk “ngopen” me provokime, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë te hoteli i Kombëtares shqiptare...

Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë fletushka të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.

11 Tetor 2025, 13:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Serbët nuk “ngopen” me provokime, vendosin hartën e

SERBI - Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet.

Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar.

Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë fletushka të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.

Një gjest i pahijshëm nga ana e tifozëve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët kur bëhet fjalë për thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s, për të lënë jashtë futbollit politikën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll