Sport

Barcelona refuzon të luajë në Libi dhe duhet të kthejë 5 milionë euro!...

Katalanasit thanë 'Jo' për arsye sigurie, Atletico Madridi mund të përfitojë nga 'vendi bosh'...

5 Tetor 2025, 11:00 Nga DOSJA
Barcelona refuzon të luajë në Libi dhe duhet të kthejë

SPANJE - Barcelona refuzoi të udhëtonte për në Libi javën e ardhshme gjatë pushimit të ligës për angazhimet e ekipit kombëtar, duke lënë një vend bosh që Atlético Madrid... e shfrytëzoi.

Sipas 'Mundo Deportivo', katalanasit u tërhoqën nga ndeshja për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mungesës së garancive - megjithëse shtypi spanjol raportoi se ky mund të kishte qenë një refuzim i drejtpërdrejtë nga Hansi Flick për të shmangur një barrë mbi lojtarët - dhe tani janë të detyruar të kthejnë 5 milionë eurot e paguara tashmë nga organizatorët e ndeshjes.

Kështu, Atletico Madrid do të shkojë në Bengazi për t'u përballur me Interin në stadiumin ndërkombëtar në atë qytet libian, një ndeshje që do të quhet Kupa e Rindërtimit-FDRL, si "njohje e mbështetjes së klubeve në ripozicionimin e Libisë në hartën e ngjarjeve sportive". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2025, 07:30

Como mërzit Atalantën në Serie A…

ITALI – Atalanta e kërkoi fitoren deri në fund të kohës shtesë, me dy goditje nga këndi para tifozëve ultras, por &cc...