Sport

Giroud: "Allegri ka bërë punë të shkëlqyer. Shumë te Milani më thonë se u mungoj”...

Olivier Giroud nuk e ka harruar Milanin

2 Tetor 2025, 08:00 Nga DOSJA

Giroud: "Allegri ka bërë punë të shkëlqyer.

ITALI - “Fola me disa nga ish-shokët e mi të ekipit. Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer, lojtarët janë të kënaqur me këtë formacion 3-5-2. Shpresoj që të kenë një sezon të shkëlqyer, një sezon më të mirë se vitin e kaluar.”

Olivier Giroud nuk e ka harruar Milanin: “Dua ta shoh Milanin në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës: fat të mbarë të gjithëve”, tha sulmuesi, i cili do të përballet me Romën në Olimpico të enjten në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës.

“Shpresoj që të fitojnë një trofe.” Ai vazhdoi: “Dhashë më të mirën time në Serie A, Scudetto ishte spektakolare. Shumë te Milani më thonë se u mungoj.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll