50 ditë në burg pas një aksidenti rrugor/ Flet profesori italian nga burgu i Fierit: Nuk kërkoj mëshirë, por të vërtetën
Mesazhin e profesorit italian e ka publikuar bashkëshortja e tij, Vanessa Castelli, e cila e vizitoi sot në burgun e Fierit, ku ai mbahet në paraburgim pas një aksidenti rrugor më 8 gusht.
FIER- Profesori italian Michele D'Angelo, i cili po mbahet në burgun e Fierit prej 50 ditësh ka shprehur mirënjohje ndaj atyre që po e mbështesin dhe po i japin zë asaj që ka ndodhur. Mesazhin e profesorit italian e ka publikuar bashkëshortja e tij, Vanessa Castelli, e cila e vizitoi sot në burgun e Fierit, ku ai mbahet në paraburgim pas një aksidenti rrugor më 8 gusht.
"Nuk mund ta mohoj se masa e paraburgimit në burg është, sipas mendimit tim, e tepërt. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, e bërë edhe më e vështirë nga fakti që jam larg shtëpisë, në një vend gjuhën e të cilit nuk e flas. Duke marrë parasysh sjelljen time, historinë time personale dhe profesionale, si dhe ekzistencën e metodave alternative që mund të sigurojnë pajtueshmërinë me procedurat pa kompromentuar më tej shëndetin dhe ekuilibrin tim psikologjik, shpresoj vërtet që ky reflektim të pritet me kujdes," thotë Michele D'Angelo në mesazhin e tij.
Gjithashtu Profesori, nëpërmjet gruas së tij, përsërit besimin në institucionet lokale. Ai u shpreh se beson në punën e autoriteteve shqiptare dhe në aftësinë e tyre për të vlerësuar çdo faktor në mënyrë të paanshme
"Unë besoj në punën e autoriteteve shqiptare dhe në aftësinë e tyre për të vlerësuar çdo faktor në mënyrë të paanshme," theksoi Michele D'Angelo.
Në zemër të mesazhit është mbështetja e kaq shumë njerëzve: "Mbështetja që po marr nga Vanessa, nga kolegët, nga studentët, nga institucionet është ajo që më mban larg shembjes. Është spiranca ime. Çdo fjalë që vjen nga jashtë, çdo gjest, çdo shenjë shqetësimi është si një dritare që hapet. Vanessa më mban të informuar, më tregon se çfarë po ndodh dhe më transmeton forcën e dikujt që nuk ka pushuar kurrë së besuari në mundësinë e një interpretimi të ekuilibruar të ngjarjeve."
Michele D'Angelo tha në fund të mesazhit se nuk kërkon mëshirë, por të vërtetën e ngjarjes.
"Dhe që këtej, vazhdoj të jetoj këto ditë me disiplinë, durim dhe shpresën se kjo vëmendje mund të transformohet në qartësi. Nuk po kërkoj mëshirë, por të vërtetë. Nuk po kërkoj privilegj, por proporcion," përfundoi ai.
Sondazh
“Njëri mbante maskë anticovid dhe një armë të gjatë…qëlloi në drejtim të Elisit, donte të më qëllonte ”/ Zbardhet dëshmia e shokut të fëmijërisë
foto ilustruese TIRANË- Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit,...
“Kur dola jashtë pashë që shoku i viktimës ishte në këmbë, djali tjetër ishte i shtrirë në tokë”/ Zbardhet dëshmija e pronarit të lokalit. Voltan Xhani organizator
foto ilustruese Vrasja e Elisit e cila u krye nga persona të maskuar të cilët iu afruan me një makinë dhe qëlluan me bresh&e...
“Pse ma bëre këtë, ne jemi rritur bashkë…dhe e plagosi”/ Flet nëna e Elis Rroshkodolit: Djalin ma vrau…
foto ilustruese TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, transmetoi këtë të mart...
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të n...
Çmontohet banda kriminale në Spanjë/ Vihen në pranga tre shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro
foto ilustruese SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit, ku si p...
Ambasadori i OSBE takim me Dumanin, diskutime mbi luftën ndaj korrupsionit dhe bashkëpunimin me SPAK
Foto nga takimi TIRANË - Michel Tarran, Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesin e SPAK, Altin D...
Të shtëna me armë? Ja çfarë ndodhi pasditen e sotme te Diga e Liqenit Artificial
foto ilustruese TIRANË- Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme te diga e Liqenit artificial në Tiranë. Fillimisht mediat r...
Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake
foto ilustruese KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu i ka thënë t&eum...
Akuzohej për shkelje të barazisë në tenderë/ GJKKO dënon me mbi 1 vit burg Denis Xholin, largim edhe nga administrata për pesë vite
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin. Ky i fundit akuzohet p&e...
"O Erjon kujtoje një gjë se më plase shpirtin"/ "Plumbi i Artë", Xhuliano Hoxha përplaset me Erjon Alibejn: Pishmani im në jetë është...
Erjon Alibej dhe Talo Çela TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka rrëfyer në gjykatë ditën e sotme p&eum...
