15 Shtator 2025, 18:33
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj Ilir Meta. Bëhet me dije se çështja për kreun e PL-së do të shqyrtohet më 9 tetor 2025. Vendimi i Gjykatës pritet të jetë vendimtar për fatin e ish-presidentit në lidhje me masën e arrestit që i është caktuar.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
15 Shtator 2025, 18:23
E. D
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm p&eu...
Politike
15 Shtator 2025, 18:03
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ...
Politike
15 Shtator 2025, 17:24
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin mbi ndryshim...
Politike
15 Shtator 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re “Rama 4”, si dhe i përco...
Politike
15 Shtator 2025, 16:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend. Sipas rendit të ditës, mbled...
Politike
15 Shtator 2025, 16:34
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një mbledhje të grup...
Politike
15 Shtator 2025, 15:02
James Rubin
HAGË- Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë provë se drejtuesit e ...
Politike
15 Shtator 2025, 14:35
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot sulmin ndaj një tjetër gjyqtari në vend Marko Boshku, për nj&e...
Politike
15 Shtator 2025, 14:07
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi, deklaroi për gazetarët jashtë ambienteve të GJKKO, se ndaj tij ësht&eu...
Politike
15 Shtator 2025, 13:55
I.A
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit socialist Jurgis ...