Bota

Sulmi izraelit në Doha/ Reagon Katari: Në shënjestër lideri i Hamasit, Khalil al-Hayya

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarët e lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi.

9 Shtator 2025, 15:44 Nga E. D
Sulmi izraelit në Doha/ Reagon Katari: Në shënjestër lideri
foto ilustruese

KATAR- Shpërthime të shumta u dëgjuan në Doha të Katarit, thanë dëshmitarët për Reuters të hënën. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarët e lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi.

"Ushtria dhe shërbimi i sigurisë së brendshme (Shin Bet) kryen një sulm të synuar kundër udhëheqjes së lartë të organizatës terroriste Hamas. Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Hayan dhe Jabarin. Presim rezultatet e sulmit", tha ushtria në një deklaratë.

Zyrtari, duke folur për Channel 12, tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dha dritën jeshile për këtë sulm izraelit ndaj kryeqytetit të Katarit. Al Jazeera, duke cituar një burim të Hamasit, theksoi se objektivi i sulmit izraelit ishin anëtarët e ekipit negociues të organizatës që po takoheshin në kryeqytetin e Katarit. 

Katari deklaroi se ky ishte: "frikacak i Izraelit është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare".

Sulmi përbën një shkelje flagrante të të gjithë ligjit ndërkombëtar, tha qeveria. Katari shtoi se hetimi po vazhdon në nivelin më të lartë.

lufta izrael katar

Sondazh

Poll