Bota

Panik në rrugët e Berlinit/ Makina përplas një grup fëmijësh, disa të plagosur, arrestohet autori (PAMJE)

 Incidenti ndodhi rreth orës 13:10, në Seestrase, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Si pasojë e aksidentit disa fëmijë u plagosën lehtë, por shoqëruesja e tyre u plagos rëndë.

4 Shtator 2025, 14:47 Nga E. D
Panik në rrugët e Berlinit/ Makina përplas një grup
autori

BERLIN- Një situatë alarmante ka ndodhur në rrugët e Berlinit kur një makinë përplasi një grup njerëzish në trotuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10, në Seestrase, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Si pasojë e aksidentit disa fëmijë u plagosën lehtë, por shoqëruesja e tyre u plagos rëndë.

Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje nga policia, ndërkohë mjetet e emergjencës, përfshirë tre ambulanca, kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje. Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera, deri në hetimin e plotë të rastit.

 

 

berlin

Sondazh

Poll