Art&Argëtim

ME VIDEO/ Këngë labe për Tartar Bazajn, anëtari i KLP s’e do famën e skuqet nga isoja, ja pse e ‘xhelozon’ Gent Ibrah

2 Shkurt 2020, 19:40 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Këngë labe për Tartar Bazajn, anëtari i KLP

TIRANË- Tartar Bazaj ka rrëmbyer vëmendjen e mediave për shkak të ‘nazeve e hatërmetjeve’ që nuk ka pasur frikë që t’i bëjë publike.

Për të gjithë ju që nuk e dini, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka çuar një kartolinë për Vitin e Ri të gjithë anëtarve të institucionit përveç Bazajt. Madje është treguar i kuryser edhe në tollonat e naftës duke i thënë shumë më pak se ajo që i takon me ligj. Pse do thoni ju gjithë ky mllef dhe inat ndaj një prej anëtarëve të KLP-së?

Epo ne mund ta kemi një arsye…

Vartësi i Gent Ibrahimit, edhe pse është akuzuar për falsifikim të shkollës së mesme apo plagosje, nuk e ka humbur popullaritetin. Sado u mundua që t’ja dëmtojë imazhin, Bazajn e do populli. Aq shumë sa krah emrave si Berisha, Meta apo edhe Rama, i ka dedikuar një këngë me iso. E çfarë këngë se…

“Urime zotit Tartarë. Urime të vinë nga rrënja, lumturi është…*përmendet një emër,”-është një nga vargjet që dëgjohet.

Por sigurisht që Bazaj është modest, dhe ashtu siç e shihni edhe ju në video, vëmendja dhe nderi që i bënë, e skuqën nga sikleti. Ai nuk e do famën. Ai do vetëm tollonat e tij dhe kartolinën e vitit të ri. Me kaq mjaftohet!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale kenge per tartar bazajn tartar bazaj kenge per tartar bazajn tartar bazaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari ose ndryshe Cekja ka treguar një histori nga koha e diktaturës teksa ishte i ftuar në “E diell”.Teksa ri...

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 16:44

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurës premierën e filmit të tij “I love Tropoja”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Por disa komente ...