Bota

E rëndë/ Shtatë emigrantë gjenden të vdekur në plazhet e Andaluzisë

Gjashtë migrantë u gjetën të vdekur në agim në Playa de los Muertos, në zonën Carboneras, ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në Playa de las Salinas.

3 Shtator 2025, 18:46 Nga r.ll
E rëndë/ Shtatë emigrantë gjenden të vdekur në
foto ilustruese

SPANJË- Shtatë trupa të pajetë u gjetën në dy plazhe në Andaluzi, në jug të Spanjës, pasi anijet që transportonin emigrantë të paligjshëm u përmbytën.

Gjashtë emigrantë u gjetën të vdekur në agim në Playa de los Muertos, në rajonin Carboneras, ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në Playa de las Salinas (më në lindje).

Sipas raporteve, shërbimi i Mbrojtjes Civile u informua për dy anije me emigrantë në brigjet e Andaluzisë dhe gjatë hetimit të kryer, u shpëtuan 26 persona.

plazhet e andaluzise

Sondazh

Poll