Sport

Shumë dështime, Manchester United nuk pret, firmos urgjentisht me një portier!...

Me pozicionin e portierit në vështirësi serioze, Manchester United ka vendosur të ndërmarrë veprime me ardhjen e një portieri të ri!

2 Shtator 2025, 10:30 Nga DOSJA

Shumë dështime, Manchester United nuk pret, firmos urgjentisht me

ANGLI - Manchester United zyrtarisht ka portierin e ri! Klubi i Manchesterit njoftoi që këtë të diel në mbrëmje nënshkrimin e portierit 23-vjeçar belg Senne Lammens nga Antwerp.

Transferimi vlerësohet në 21 milionë euro pa përfshirë bonuset, me një kontratë që vlen deri në qershor 2030.

Lammens firmos për “Djajtë e Kuq”!

Kjo lëvizje plotëson një nevojë urgjente: André Onana, një lojtar i rregullt që nga vera e kaluar, po përpiqet të bindë dhe së fundmi është dëmtuar.

Zëvendësuesi i tij, Altay Bayindir, i cili supozohej të ishte një zgjidhje e besueshme, ka bërë një sërë gabimesh të kushtueshme.

Përballë kësaj situate delikate, “Djajtë e Kuq” kishin eksploruar disa rrugë, përfshirë atë të kampionit të botës argjentinas Emiliano Martinez, por pa sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2025, 10:00

Lajme të mira për Eduardo Camavingën!

SPANJE - Pas disa javësh mungesë, Eduardo Camavinga më në fund mund të rikthehet në fushë me Real Madridin sapo të rif...

Sport 2 Shtator 2025, 07:30

Benjamin Pavard te OM, është zyrtare!...

FRANCE - Benjamin Pavard ishte në kampin stërvitor të ekipit kombëtar francez në Clairefontaine, kur Olimpiku i Marsejës e b&eum...