Bota

Rusia akuzohet për bllokimin e GPS-it të avionit të Von der Leyen, Kremlini e mohon: Janë informacione të pasakta

Aeroplani bëri një rrotullim rreth e rrotull për gati një orë përpara se piloti të vendoste të ulej manualisht duke përdorur harta letre.

1 Shtator 2025, 19:51 Nga r.ll
Rusia akuzohet për bllokimin e GPS-it të avionit të Von der
von der leyen

MOSKË- Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin që transportonte shefen e BE-së Ursula von der Leyen gjatë udhëtimit të saj në Bullgari dje.

Informacioni juaj është i pasaktë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për Financial Times, pas raportimeve se pilotët duhej të mbështeteshin në harta letre për të ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Plovdivit.

Një zëdhënës i BE-së i tha Sky News: “Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia.”

Aeroplani që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka humbur aksesin në sistemet e navigimit GPS, teksa po afrohej për ulje në aeroportin e Plovdivit në Bullgari. Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme dhe u raportua se e gjithë zona përreth aeroportit humbi GPS-in dhe kjo bëri të dyshohej për ndërhyrje. Aeroplani bëri një rrotullim rreth e rrotull për gati një orë përpara se piloti të vendoste të ulej manualisht duke përdorur harta letre.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Arianna Podesta, ka deklaruar se ndërhyrja ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i hapur nga Rusia. Ndërkohë, Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar rezistencën e sistemit GPS ndaj ndërhyrjeve dhe për të përmirësuar aftësitë e tij të zbulimit.  Von der Leyen po udhëtonte nga Varshava në Plovdiv për tu takuar me kryeministrin bullgar Rosen Zhelezkov dhe për të vizituar një fabrikë mbrojtëse

avioni i von der leyen rusi kremlini

Sondazh

Poll