Sport

Cremonese ia arrin: Vardy është në Itali, të hënën testet mjekësore dhe firma…

Sulmuesi anglez, i cili ishte lojtar i lire, do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2026, me opsion për një sezon tjetër nëse mbetet në Serie A.

1 Shtator 2025, 11:00 Nga DOSJA

Cremonese ia arrin: Vardy është në Itali, të hënën

ITALI - Jamie Vardy do të jetë një lojtar i ri i Cremonese: palët kanë arritur një marrëveshje të dielën. Ish-lojtari i Leicester mbërriti në Itali mbrëmjen e shkuar.

Ajo që deri vonë dukej pak më shumë se një sugjerim i thjeshtë, është gati të bëhet realitet: Jamie Vardy do të jetë një nga protagonistët e rinj të Serie A. Marrëveshja, që do ta bëjë sulmuesin anglez lojtar të Cremoneses,  në fakt mund të konsiderohet e mbyllur.

Klubi kremonez ka zgjedhur qendërsulmuesin tridhjetë e tetë vjeçar, i cili ishte lidhur me disa klube evropiane gjatë këtij afati kalimtar veror, për të kompletuar repartin sulmues në dispozicion të Davide Nicola.

Sulmuesi anglez, i cili ishte lojtar i lirë pas përfundimit të periudhës së tij të jashtëzakonshme te Leicester, do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2026, me opsion për një sezon tjetër nëse mbetet në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll