Bota

"Drejtësi klimatike", dy aktiviste hedhin bojë të kuqe në fasadën e Bazilikës së Sagrada Familia, arrestohen nga policia (VIDEO)

Në një video të postuar në mediat sociale nga organizata Futuro Vegetal, dy nga anëtarët e saj shihen duke u arrestuar nga oficerët e sigurisë pasi kanë hedhur bojë në fund të një kolone të katedrales së famshme.

31 Gusht 2025, 15:31 Nga N.F
"Drejtësi klimatike", dy aktiviste hedhin bojë të kuqe
Foto

SPANJË- Dy aktivistë të klimës hodhën sot bojë të kuqe në fasadën e Bazilikës së Sagrada Familia në Barcelonë. Boja u hodh në shenjë proteste kundër mosveprimit të qeverisë përballë krizës klimatike, e cila sipas tyre kanë shkaktuar zjarret e fundit në Spanjë.

Në një video të postuar në mediat sociale nga organizata Futuro Vegetal, dy nga anëtarët e saj shihen duke u arrestuar nga oficerët e sigurisë pasi kanë hedhur bojë në fund të një kolone të katedrales së famshme, duke bërtitur: "Drejtësi klimatike".

"Me këtë protestë, organizata mjedisore denoncon mungesën e masave nga qeveria kundër krizës klimatike dhe ndikimin e saj në zjarret që kanë shkatërruar gadishullin dhe një pjesë të madhe të Evropës këtë verë", shpjegoi Futuro Vegetal në një njoftim për shtyp.

Bazilika e Sagrada Familia e projektuar nga arkitekti Antoni Gaudí (1852-1926), megjithëse e papërfunduar, është një nga atraksionet turistike më të njohura në qytetin e Barcelonës. Spanja gjatë verës u godit nga një valë zjarresh, duke vrarë katër persona dhe duke shkatërruar më shumë se 3.5 milion hektarë tokë. 

Zjarret janë një nga katastrofat më të mëdha mjedisore që vendi ka parë vitet e fundit, sipas qeverisë së majtë, e cila e ka lidhur shtrirjen e tyre me ndryshimet klimatike. Futuro Vegetal ka mbajtur dhjetëra protesta të ngjashme vitet e fundit, të cilat janë denoncuar si vandalizëm nga disa muze.

barcelone protesta klimatike

Sondazh

Poll